Një këngëtare 58-vjeçare në Çeki është vetëinfektuar me Covid-19 nga disa familjarë të saj që i kishte pozitivë.
Hana Horka ishte shprehur në një status në Facebook se kjo do t’ i mundësonte asaj rikthimin në jetën normale, ku mund të shkonte sërish në kinema, teatër, sauna ose të udhëtonte jashtë vendit, diçka e pamundur për ato që si ajo, refuzojnë kategorikisht të vaksinohen.
Por gjërat nuk shkuan si donte ajo. Më infektimin gjendja e këngëtares u rëndua dhe fatkeqësisht disa ditë pasi rezultoi pozitive ne Delta, ndërroi jetë.