Këngëtarja e njohur kafshohet nga qeni i saj, shfaqet e fashuar në emision

Këngëtarja greke Paulina Voulgaraki u shfaq me dorë të fashuar gjatë një emisioni ku ishte e ftuar.

Ajo tregoi se ishte aksidentuar në ditën e fundit të vitit 2022 dhe ishte kafshuar nga qeni i saj.

“Viti im filloi paksa i çuditshëm.  Fatkeqësisht, qeni im më kafshoi dhe është një histori e trishtuar, por besoj se me këtë, të gjitha të këqijat e 22 janë zhdukur dhe unë jam gati të pres me optimizëm 23”, tha Pavlina Voulgaraki.

/Albeu.com.