Këngëtari sfidon armiqtë e tij “t’i vijnë në shtëpi”, 5 minuta më vonë, qëllohet për vdekje

Reperi nga Florida, Rollie Bands, u qëllua jashtë kompleksit të tij të apartamenteve në Tampa, disa minuta pasi u bëri thirrje kritikëve të përballeshin me të në shtëpinë e reperit, në një postim në Instagram.

“Shumë nga këta n****s e dinë se ku jetoj”, shkroi reperi në një Story. Nëse dikush më kërkon, do të jem në shtëpi për 5 minuta.”

Fjala “nigga”, është një fjalë e konsideruar si ofenduese për njerëzit me ngjyrë.

Vetëm pesë minuta pas postimit të tij, rreth orës 15:30, reperi u qëllua me armë në parkingun e kompleksit. Ai u dërgua me urgjencë në një spital të zonës, por nuk mundi të shpëtohej.

Të dyshuarit – të cilët policia beson se e njihnin dhe e kishin shënjestruar Bands – u larguan me një automjet.

“Për momentin, të shtënat nuk duken të rastësishme, pasi të dyshuarit dhe viktima janë ndoshta të njohur me njëri-tjetrin”, thuhet nga policia./NY Post