Kendall Jenner dhe Bad Bunny kalojnë natën e Vitit të Ri së bashku edhe pse të ndarë

Ata mund të jenë ndarë muajin e kaluar, por duket se Kendall Jenner dhe Bad Bunny janë ruajnë ende një marrëdhënie miqësore.

Një burim i tha PEOPLE se supermodelja 28-vjeçare dhe muzikanti 29-vjeçar festuan Vitin e Ri me miqtë afër Barbados. Gjithashtu, burimi tha se në grup ishin edhe Justin dhe Hailey Bieber.

Megjithatë, burimi sqaroi se çifti nuk ishin në të njëjtin fluturim dhe nuk janë rikthyer bashkë.

Të mërkurën, më 3 janar, ylli i “Kardashians” ndau një sërë fotografish nga arratisja e saj ekzotike me shoqen Hailey.