Një telefonatë nga pushuesit në plazhin e Orikumit ka alarmuar policinë e Vlorës.
Ata kanë raportuar se kanë parë një peshkaqen në det. Blutë, pas telefonatës kanë monitoruar të gjithë zonën mesditën e sotme.
Pushuesit kanë njoftuar se e kanë parë peshkaqenin afër bazës së Pashalimanit.
Policia Kufitare në bashkëpunim me shërbimet e rendit të policisë Orikum po kontrollojnë me mjete lundruese në det. Gjithashtu ka patrulla të shtuara nga toka për monitorimin dhe krijimin e një perimetri të sigurisë për notarët.
Drejtori i zonave të mbrojtura në Vlorë Nexhip Hysolakaj sqaron se zakonisht peshkaqenët që janë shfaqur në ujërat tonë nuk janë të rrezikshëm megjithatë nuk mund të neglizhohen këto raste./albeu.com/