Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, ka folur rreth martesës me partneren e tij 53 vite më të re.
Berluskoni ka hedhur poshtë zërat për një martesë zyrtare me të.
Marrëdhënia e dashurisë, vlerësimit dhe respektit që e lidh me Marta Fascina është aq e thellë dhe solide sa nuk ka nevojë ta zyrtarizoj me martesë, sipas ish-kryeministrit italian.
“Por pikërisht për shkak se është një lidhje kaq e thellë dhe e rëndësishme, së bashku me Martën po planifikojmë që në të ardhmen e afërt ta festojmë ashtu siç e meriton, me një takim që do të përfshijë fëmijët dhe miqtë e mi të dashur për mua”, ka thënë Berludconi.
Kreu i Forza Italia po shijon prej dy vitesh historinë e tij të dashurisë me Marta Fascina, deputeten 32-vjeçare të partisë që ai drejton,
Marrëdhënia e tyre mbetet e qëndrueshme: ata u fotografuan të shtunën duke shkëmbyer një puthje pasionante në Brianteo, stadiumin e Monzas, ekipin e ri të futbollit në pronësi të ish-kryeministrit dhe të dielën pasdite në shëtitje përgjatë liqenit, në Leço.
Kush është Marta Fascina:
Marrëdhënia mes Fascinës dhe Berlusconit ka nisur herët. Në fakt, para se të zgjidhej deputete në 2018 ajo ka punuar në zyrën e shtypit të skuadrës së Milanos.
Ka qenë në fakt Adriano Galliani ai që do ta prezantonte vajzën e re me Berlusconin. Më pas, rreth dy vjet më parë, ata e kaluar karantinën së bashku në Francë ku duket se lulëzoi dhe dashuria.
Një koment për martesën e mundshme të Berlusconit e ka bërë dhe ish-gruaja e tij, Francesca Pascale: “Si zakonisht, shtypi na tregon se dashuria nuk ka moshë. Është pothuajse nëntëdhjetë vjeç, por ende beson në dashuri. Nuk kam asnjë inat.
Jam e lumtur që presidenti ka një gjendje sentimentale që e çon në qetësi, e dua akoma, ai ishte personi më i rëndësishëm në një fazë të vështirë të jetës sime. Nëse më ftojnë, do të shkoj në dasmë dhe do të pi duhan, për mosbindje civile”.