Demokrati Belind Këlliçi në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka thënë: Ne në votime nuk shkojmë më për të shkuar si cjapi si kasapi.
Gjatë fjalës së tij, Këlliçi është shprehur se nëse nuk mundësohet qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira, ata nuk munden të pranojnë më votime në Shqipëri.
Belind Këlliçi: Mendja është ndarë, ne në votime nuk shkojmë më.
Blendi Fevziu: Si, si? E dëgjova mirë apo thatë “ne në votime nuk shkojmë më”.
Belind Këlliçi: Ne në votime nuk shkojmë më për të shkuar si cjapi si kasapi. Ne një proces të motuar elektoral nuk marrim më pjesë.
Blendi Fevziu: Po më thua që ju nuk do të merrni pjesë në zgjedhje?
Belind Këlliçi: Do të bëjmë çdo gjë për të mundësuar qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Kjo nuk do të thotë vetëm protesta, por reagim shumë herë më të fortë nga se keni parë deri më sot në parlamentin e Shqipërisë, në atë Evropian për t’i ndërgjegjësuar që në Shqipëri drejton vendin kreu i kartelit të drogës që quhet Edi Rama.
Ne nuk do të presim 4 muaj. Në këto 7 muaj ne do të bëjmë gjithçka në Tiranë dhe jo vetëm, për të mundësuar qeverinë teknike. Ne nuk mundet të pranojmë më votime në Shqipëri. Të vendosur më shumë se kurrë për të mos shkuar në një proces zgjedhor që mund të garantojë mandatet e opozitës, por jo ndryshimin që kërkojnë qytetarët shqiptarë. Sali Berisha është në krye të PD-së dhe “po” është “po” dhe “jo” është “jo”. Qytetarët duhet që të kuptojnë se shumica e shqiptarëve jetojnë në mjerim.