Deputeti i Bundestagut gjerman është shprehur se nuk mund të komentojë çdo gjë që ndodh në vend me politikat e brendshme.
Kjo përgjigje e tij erdhi pas pyetjes që ju bë gjatë një konference për mediat, ku u pyet nëse njeh Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike apo Enkelejd Alibeajn.
Ai theksoi gjithashtu se Gjermani mbështet pozicionin e qeverisë shqiptare sa i përket agjendës së politikës së jashtme dhe integrimit të vendit.
“Unë nuk mund të komentoj gjithçka që ndodh në politikën e brendshme. E thashë shumë qartë pozicioni i qeverisë dhe i shumicës në parlamentin shqiptar është i duhuri…Ju po luftoni vit pas viti për të hedhur hapat e mëtejshëm për t’u bërë pjesë e BE. Por iu desh të prisni sërish, megjithatë Shqipëria nuk ndali së punuari për këtë ide të BE, kështu që qeveria, partitë politike në parlament kanë mbështetjen tonë të plotë për këtë agjendë”, është shprehur ai./albeu.com/