Video që po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale është reagimi i policisë ndaj një tifoze pas ndeshjes me Francën.
Teksa Zvicra arriti që të siguronte biletën për në çerekfinale, shumë njerëz zgjodhën që të dilnin në rrugë për të festuar këtë arritje të madhe. Gjithashtu edhe një grua e re ka ecur në rrugët e Bern duke marrë me vete një flamur të Shqipërisë.
Ndërkohë policia i ka bërë thirrje me megafon: “Ke marrë flamurin e gabuar me vete”.
Kjo ka shkaktuar shumë të qeshura te kolegët e policit në fjalë, ndërsa nuk e kanë zgjatur më shumë shakanë: “Mund të vazhdoni që të ecni, mirupafshim dhe faleminderit”. Tifozja shqiptare i është bindur urdhërit, ndërsa gjatë largimit e ka shpalosur flamurin kuqezi edhe me më shumë krenari.