Kë do vriste? Arrestohet “i forti” në Tiranë, lëvizte me pistoletë gati për qitje dhe kokainë (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar i cili lëvizte me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Walker”, u bë arrestimi i shtetasit Niko Begaj, 44 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, në Rrugën e Barrikadave, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin Niko Begaj.

Gjatë kontrollit fizik, atij i janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, me krehër dhe municion luftarak, një mjet identifikimi i dyshuar i falsifikuar, 6230 euro, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/


Shtuar 22.08.2023 12:22