Katërshja shqiptare do të gjykojë ndeshjen në Europa League

Arbitrat shqiptarë do të jenë gjykues në një tjetër ndeshje europiane.

UEFA ka caktuar Enea Jorgjin si kryesor, ndërsa ndihmës të tij Denis Rexhën dhe Ridiger Çokaj. Arbitër i katërt do të jetë Florian Lata.

Delegacioni i arbitrave shqiptarë do të drejtojnë ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt të fazës së grupeve të Europa League, atë mes Sportingut të Lisbonës dhe Rakow, sfidë që do të luhet këtë të enjte.

Kujtojmë që edhe më parë “ekipi” i arbitrave shqiptarë kanë drejtuar ndeshje europiane, si ajo mes Young Boys dhe Leipzig në Champions League.


Shtuar 8.11.2023 18:35