Katër shenjat e horoskopit që vdesin për thashetheme

Disa njerëz nuk mund t’i rezistojnë thashethemeve dhe lajmeve për të tjerët. Qoftë nëse bëhet fjalë për ndarje të personazheve të famshëm apo skandale, ata nuk do të ngurrojnë të pyesin, të mësojnë ta ndajnë informacionin me grupin shoqëror. Përveç kësaj, ata vështirë se mbajnë sekrete (përveç nëse janë të tyret).

Kjo për shkak edhe të shenjës së tyre të zodiakut. Ka përfaqësues të zodiakut që i pëlqejnë thashethemet, ku njëri është mbreti i thashethemeve. Dhe sado që të mos duan, torturohen nëse mësojnë diçka të re dhe nuk e ndajnë atë me të tjerët.

Ujori

Ujorët pëlqejnë të ndajnë informacionet. Shpesh, ata flasin për informacione që dinë, por rrallë e marrin atë si thashetheme. Në fund të fundit, ata nuk do të zbulojnë shumë informacion nëse nuk është e nevojshme. Ata janë miq të mirë dhe dinë të mbajnë sekret kur është e nevojshme.

Virgjëresha

Virgjëresha është një shenjë mjaft e pjekur, preferon të heshtë kur të tjerët fillojnë të bëjnë thashetheme, por kjo nuk do të thotë se ata nuk do të bashkohen më vonë. Ata vështirë se do të ndajnë informacione për veten e tyre, përveçse me personat besnik. E njëjta gjë nuk vlen për informacionin për të tjerët. “Virgjëresha duket mjaft e besueshme dhe e adhurueshme – aq sa të gjithë duan të ndajnë lajmet e tyre me të. Megjithatë, ata nuk mund të jenë të sigurt se nuk do t’ua zbulojë sekretet e tyre të tjerëve. Kur nuk ka të bëjë me veten, ajo shpesh neglizhon besueshmërinë e saj”.

Peshorja

Ata duken të pafajshëm dhe shumë spontan, por Peshoret bëjnë thashetheme. E hapur, publike dhe pa frikë. Kur bëjnë thashetheme, Peshoret përdorin argumente shumë logjike dhe shpjegojnë pse diçka është negative ose e bën dikë të pakëndshëm. Por, ndërsa ata e kuptojnë pse thashethemet janë të këqija, ata nuk ndalojnë së bëri atë.

Binjakët

Në krye të listës së thashethemeve janë Binjakët, shenja e ajrit që i pëlqen thashethemet dhe nuk i fsheh. Binjakët e kanë të vështirë të mbajnë sekrete, edhe kur i kanë premtuar. Ata nuk do të “hedhin kripë” në plagën tuaj dhe do të përpiqen të duken mjaft dashamirës ndaj problemit tuaj, por për shkak se ata drejtohen lehtësisht dhe veprojnë në mënyrë spontane, sekretet tuaja nuk janë aspak të sigurta me ta.


Shtuar 14.10.2023 21:56