Policia e Tiranës ka nisur hetimet për katër vajza të reja, të cilat u konfliktuan për motive të dobëta me një 37-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Kavajës”, ndërsa të përfshirat janë identifikuar si J. D. (18 vjeçe), J. Sh. (19 vjeçe), H. K. (19 vjeçe) dhe A. K. (18 vjeçe).
Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me rastin.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset J. D., 18 vjeçe, J. Sh., 19 vjeçe, H. K., 19 vjeçe dhe A. K., 18 vjeçe, pasi në Rrugën e Kavajës janë konfliktuar për motive të dobëta me një shtetase 37-vjeçare’, njoftoi sot policia.