“Këtë vit, Shqipëria është ndër destinacionet më të njohura për turistët serbë. Shumë prej të tyre lavdërojnë se çmimet janë shumë të përballueshme atje, dhe deti është blu dhe i pastër”. Kështu shkruan media serbe pranë qeverisë, B92.
Mirëpo, media në artikullin e publikuar i referohet një turisteje serbe që është ankuar për Shqipërinë.
Pushuesja ka publikuar një video në Tik-Tok, ku shpjegon se pas komenteve pozitive që kishte dëgjuar u nis drejt Shqipërisë, por kur mbërriti është përballur me një tjetër realitet.
@zlatni_tiganj##albanija ##spile ##more ##odmor ##letovanje ##fyp
“Deri sa erdha të gjithë thanë se është shumë bukur. Kjo është çfarë nuk na kanë treguar, papastërti, erë e keqe, ujëra të zeza nga të gjitha anët. Kjo është vetëm një pjesë”, ka thënë ajo në videon e postuar.
Në video, ajo theksoi se vendi në fjalë është Spille, dhe pretendon se ujërat e zeza derdhen në rrugë. Video tregon një plazh të zbrazët ku njerëzit lanë bishtat e cigareve, si dhe shishe dhe kanaçe, shkruan B92.
“Thjesht është një plazh i mirë, përndryshe asgjë, është kaq i çoroditur, është aq i ndotur,” tha ajo në video.
Në fund të videos, ajo vuri në dukje se e vetmja anë e mirë është në fakt vetëm sepse plazhi është me rërë, por shtoi se njerëzit janë fajtorë për gjithçka sepse nuk mbledhin mbeturinat.