Kastriot Myftaraj i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati, nëna e tij pa gjithçka

Gazetari dhe analisti i njohur Kastriot Myftaraj humbi jetën ditën e sotme në mënyrë tragjike duke u vetëhedhur nga kati i 4 i pallatit ku banonte.

Siç informon dhe policia, ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.

“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi Kastriot Myftaraj, 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Ishte nëna e gazetarit, me të cilën ai jetonte, që konfirmoi ngjarjen tragjike dhe siç duket ka parë kur 60-vjeçari ka kryer aktin e rëndë.