KAS hodhi poshtë kërkesën, PD ankimon në Kolegjin Zgjedhor zgjedhjet për Shkodrën

Partia Demokratike ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për qarkun e Shkodrës. Në padinë e saj, Partia Demokratike kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve të 25 Prillit në këtë qark.

Ditën e djeshme Kolegji Zgjedhor shqyrtoi padinë e bërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për qarkun e Vlorës dhe vendosi të rrëzojë për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun Vlorë.

Kujtojmë se PD kërkoi që KAS të shpallë pavlefshmëri të zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit, në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Fier, Berat, Gjirokastër dhe Korçë, por pretendimet për manipulime votash u rrëzuan dhe vendimi i takon Kolegjit Zgjedhor për të shpallur verdiktin përfundimtar.


Shtuar 2.06.2021 15:42