“Karteli funksionon ende fuqishëm”, vajza e “El Chapo” mesazh pas arrestimit të vëllait: Familja Guzman nuk ka mbaruar!

Rosa Isela, vajza e Joaquín “El Chapo” Guzmán, ka reaguar përmes rrjeteve sociale për arestimin e vëllait të saj Ovidio Guzmán “El Ratón” me një postim kushtuar familjes së saj.
“Familja Guzmán nuk ka mbaruar, karteli po funksionon ende fuqishëm…”, shkruan ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ElGordoyLaFlaca (@elgordoylaflaca)

Ovidio Guzmán u kap herët të enjten, më 5 janar, në Culiacán, Sinaloa, në mes të një konfrontimi midis bandës dhe ushtrisë meksikane.
Më pas ai u transferua në Qendrën Federale për Përshtatjen Sociale (Cefereso) numër 1 Altiplano, i njohur gjithashtu si burgu Almoloya, në shtetin e Meksikës. Në në vitin 2015 babai i tij Joaquín El Chapo u arratis nga ai burg.


Shtuar 6.01.2023 17:23