“Kaq ishte puna ime”, çfarë tha 15 vjeçari i arrestuar për vrasjen e Endri Mustafës

Është zbardhur dëshmia e 15 vjeçarit të arrestuar si bashkëpunëtor për vrasjen e Endri Mustafës.

Mësohet se ka qenë pikërisht adoleshenti që e ka thirrur Mustafën për të dalë nga banesa më 14 maj ku është thirrur për t’u larguar në një vend tjetër.

Së bashku me autorin tjetër janë larguar në drejtim të zonës së livadheve. 15 vjeçarin e kanë lënë më larg se vendi i ngjarjes dhe ai ka dëgjuar krismat e armëve.

Më pas dhe është kthyer me djalin tjetër në destinacionin e tyre. 15 vjecari ka pyetur Edison Arazin se ku është Endri dhe përgjigja që ka marrë është ‘kaq ishte puna ime’.

Ky komunikimi i fundit mes dy të arrestuarve, mbetet për tu vërtetuar nga dëshmitë e tyre që do njihen në gjykatë.

Shtuar 18.05.2021 04:05