Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Kolumbi, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Artur Rrapaj nga Fieri u arrestua bashkë me një nga narkotrafikantët më të rëndësishëm të vendit amerikano-jugor, Emilio Sanchez Farfan i njohur me pseudonimin ‘Gato Farfan’.
Mediet e huaja raportojnë se dyshja janë pjesë e kartelit të drogës “Nueva Generation Ecuador”.
Shqiptari dhe kolumbiani rezultojnë të jenë personat më të kërkuar për trafikim droge ndërkombëtarisht.
Arrestimi i tyre u finalizua pas 18 muajsh hetime, në një operacion të përbashkët mes policisë kolumbiane dhe ekuadoriane të quajtur “Ceres” për të ekzekutuar një urdhër arresti për qëllime ekstradimi të kërkuar nga Gjykata e Qarkut Jugor të Kalifornisë (Shtetet e Bashkuara).
Në banesën ku është kapur 37- vjeçari shqiptar janë sekuestruar 319 mijë dollarë, telefona satelitorë dhe pajisje GPS, ndërsa në Imbabura është bastisur një kala me dyer të blinduara ku u gjetën katër kasaforta me 90 mijë dollarë.
37-vjeçari nga Fieri ka precedentë penale edhe në Shqipëri. Por ende nuk dihen detaje se si kishte përfunduar në Ekuador./albeu.com/