Kapet me 200 mijë paund kanabis në shtëpi bari, arrestohet shqiptari në Angli

Një emigrant ilegal është burgosur dhe më pas do të deportohet në Shqipëri pasi u dënua për një ‘shtëpi bari’ të gjetur në Sheffield. The Star shkruan se gjykata e Sheffield Crown dëgjoi më 19 tetor se si Erjon Briskaj, 31 vjeç, u akuzua për prodhimin e kanabisit pas një bastisjeje në një pronë në Thirlëell Road, Heeley.

Policia e South Yorkshire zbuloi se oficerët ekzekutuan një urdhër kontrolli në pronë më 27 shtator dhe gjetën mbi 100 bimë kanabis që kultivoheshin në tre dhoma. Sipas policisë, bimët e pjekura vlerësohen të kenë një vlerë rruge prej afro 200,000 £.

Zëdhënësi i policisë deklaroi se Erjon Briskaj, i cili është emigrant ilegal, u arrestua dhe më pas u akuzua dhe ai do të deportohet sërish në Shqipëri pasi të ketë kryer dënimin e tij me paraburgim. Policia e South Yorkshire konfirmoi se 31-vjeçari Briskaj u paraqit në Gjykatën e Sheffield Croën ku u dënua me tetë muaj burgim.


Shtuar 21.10.2022 10:40