Kapet bosi i mafias italiane, Artan Hoxha: Çfarë mendojnë korleonezët

Arrestimi i bosit të mafies italiane, Matteo Messina Denaro ishte lajmi i ditës në shumë media ndërkombëtare ditën e djeshme.

Ai u arrestua pas 30 viteve në arrati dhe cilësohej si “i fundit i Korleonezëve”

Për arrestimin e tij ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha. Nga Korleone ai thotë se banorët aty mendojnë që ka kohë që një tjetër e ka zënë vendin e Messina Denaros, i cili ra në pranga teksa kurohej në një klinikë private në Palermo.

Reagimi i plotë:

Mediat në gjithe boten, kane dy dite qe nuk pushojne, thone se eshte kapur pas 30 vitesh kerkimi “bosi i boseve”, kreu i mafias siçiliane “Koza Nostra”, i njohur si “i fundit” i Korleonezeve….

Në Korleone nuk mendojne keshtu…

Ka kohe, qe nje tjeter korleonez ka zene vendin e Matteo Messina Denaro, i cili u “kap” ndersa mjekohej në nje klinike private ne Palermo, pasi ishte diagnostikuar me tumor…

Nga atdheu i mafias, “Terre di Corleone”…

/albeu.com