Kapet 3.6 ton kokainë në Brazil, ngarkesa ishte nisur për në Afrikë

Marina e Brazilit njoftoi të martën sekuestrimin e 3.6 ton kokainë, sasia më e madhe e drogës e kapur në një operacion të vetëm në vend.

Droga u gjet në një varkë me motor që lundronte në brigjet e shtetit Pernambuco (në verilindje).

Në njoftimin përkatës, marina braziliane thotë se ndaloi një varkë të vogël me motor, një nga ato që përdoren zakonisht për të transportuar pasagjerë dhe mallra përgjatë bregdetit të vendit. Varka, e cila u tërhoq përfundimisht në portin e Recife, kishte pesë persona në bord, të cilët ishin nisur për në Afrikë.

Që nga viti 2020, më shumë se 17 ton kokainë, 4.3 ton hashash, 14 ton marihuanë, 695 ton cigare kontrabandë, 113 ton peshk dhe tre ton lëndë drusore janë kapur në operacionet e marinës braziliane.


Shtuar 20.09.2023 07:47

Tags: ,