Kultivuan kanabis dhe shpërdoruan detyrën, kapen 5 persona në Lezhë

Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Lezhës, teksa janë proceduar dhe pesë të tjerë.

Janë arrestuar: Pashk Lleshi,me detyrë kryetar i fshatit Pshqesh , Gjovalin Laska,me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Orosh, Bardhok Ndreca,me detyrë Administratori i Njësisë Administrative Orosh, Mirditë pasi akuzohen për kultivimin e bimëve narkotike dhe shpërdorim të detyrës së punonjësve apo zyrtarëve pulbikë.

Ndërsa janë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit Astrit Lepuri, 39 vjeç, banues në Kurbin dhe Elidon Vofii, 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa, në fshatin Xhuxhë, Mirditë.
Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit: Nikolin Krepi, 32 vjeç, Arjon Marku, 31 vjeç dhe Gjon Krepi, 38 vjeç, banues në Lezhë.

Njoftimi i Plotë

Mirditë, Lezhë
Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në territor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër.
Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, procedohen penalisht dhe 5 të tjerë.
Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe fidanë kanabis.
-Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit Astrit Lepuri, 39 vjeç, banues në Kurbin dhe Elidon Vofii, 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa, në fshatin Xhuxhë, Mirditë.
Gjithashtu për këtë rast janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi Nikoll Kola, me detyrë kryetar i fshatit Xhuxhë dhe shtetasi Sh. M., me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Fan, Mirditë.
-Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë shtetasit: Nikolin Krepi, 32 vjeç, Arjon Marku, 31 vjeç dhe Gjon Krepi, 38 vjeç, banues në Lezhë.
Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë duke kultivuar fidanë narkotike të mbjellë në kubikë, në fshatin Gziq, Njësia Administrative Orosh, Mirditë.
Njëkohësisht, janë proceduar penalisht për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasit: Pashk Lleshi,me detyrë kryetar i fshatit Pshqesh , Gjovalin Laska,me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Orosh, Bardhok Ndreca,me detyrë Administratori i Njësisë Administrative Orosh, Mirditë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që këta shtetas e kishin përshtatur për strehim u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.


Shtuar 27.05.2021 13:32