Kaos në koncertin e Daddy Yankee, mijëra njerëz hyjnë me forcë, policia i shpërndan me ujë (VIDEO)

Një situatë e parecedentë ka ndodhur në koncertin e Daddy Yankee, ku rreth 4 mijë njerëz hynë me forcë në koncertin e tij, duke shkaktuar kaos. Ata shkatërruan barrierat, sulmuann stafin dhe makinat jashtë stadiumit kombëtar të Santiagos u dëmtuan, raportuan oficerët.

Është dashur ndërhyrja e autoriteteve për të ndalur turmën, të cilët hodhën ujë.

Videot në mediat sociale tregojnë pjesëmarrësit e koncertit duke vrapuar nëpër portat e sigurisë dhe duke u bashkuar me grupin që ndodhej brenda.

Dy firma private sigurie po përballen me akuza penale, raportojnë mediat lokale.

Eduardo Vergara, ministër me departamentin e parandalimit të krimit të Kilit, kritikoi organizatorët e ngjarjes, duke thënë se ata duhet të ishin përgjegjës për sigurinë. Por në vend të kësaj, tha ai, forcat e policisë kiliane duhej të “mbushtin” boshllëqet në siguri.

Vergara tha se do të ketë një hetim nëse organizatorët e ngjarjes respektuan kërkesat e tyre të sigurisë, të tilla si të kenë roje të mjaftueshme sigurie në vend.

Daddy Yankee, një reper jashtëzakonisht i njohur nga Puerto Riko, doli në skenë, ku tha se do të performojë përsëri në stadium të mërkurën dhe të enjten mbrëma./albeu.com