Kaos në burgun italian, shqiptari sulmon stafin e doktorëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një burg në Lacio. Kësaj radhe në Velletri, në provincën e Viterbos, një i burgosur u zemërua teksa ndodhej në infermieri, duke kërkuar që ta transferonin në spital jashtë mureve të burgut. Ai sulmoi stafin dhe shkaktoi dëme materiale.

Mediet italiane shkrujnë se bëhet fjalë për një të burgosur me kombësi shqiptare. Ai u dërgua pasditen e djeshme në spitalin e burgut pasi kishte dhimbje dhëmbi. Shqiptari kërkoi që ta çonin në spital jashtë mureve të burgut.

Kur kërkesa e tij u refuzua ai filloi të sulmonte stafin dhe të hidhte sende. Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e punonjësve të pranishëm në burg./Albeu.com


Shtuar 24.09.2023 16:22