Me ardhjen e shtatorit, qytetarët duhet të përballen me trafikun e tmerrshëm në rrugët e Tiranës.
Dita e sotme është shoqëruar me një trafik të rënduar sa qarkullimi i mjeteve është bërë thuajse i pamundur në shumë rrugë të kryeqytetit. Dhe vajtja në një destinacion të merr orë të tëra dhe shumë nerva.
Boritë e makinave dëgjohen në çdo cep të kryeqytetit me shoferë të acaruar prej trafikut të madh, ku një pjesë e tyre bëhen shkak për vuajtjen e të tjerëve përmes mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
Për të mos mjaftuar të gjitha këto, një problem tjetër janë betonierët që janë shtuar shumë në rrugët e kryeqytetit për shkak të ndëtimeve masive.
E gjithë Tirana ka trafik, po situata më e rënduar paraqitet në aksin “Zogu i Zi”- “21 Dhjetori”; Bulevardi Zogu i I, i cili është thuajse i bllokuar; Unaza e Madhe, kryesisht zona te “Shqiponja”; Rruga e Kavajës; Rruga e Elbasanit; Rruga e Dibrës, etj.
Trafiku është një histori e përsëritur në Tiranë dhe si duket ky problem nuk do të gjejë kurrë zgjidhje në vendin tonë./albeu.com
View this post on Instagram