‘Kanë tradhëtuar familjen e shtetin’. Pas Italisë, një grua kryeministre në Shqipëri?

Zonjat që i duhen politikës? Ky ishte diskutimi i sotëm në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin, të  ftuara ishin Majlinda Keta, Orjola Pampuri dhe Marsel Rupi. Të tre me njohje të mira të skenës politike shqiptare dhe aktiv në problemet sociale të shoqërisë shqiptare.

Majlinda Keta gjatë këtij diskutimit nënvizoi se gruaja kur është në politikë, të mos largohet nga feminiliteti i saj, pra nga të qenurit grua. Çështja e numrave të përfshirjes së grave në politikë është pjesa më diskriminuese sipas saj.

Është pjesa më diskriminuese që mund t’i bësh çështjes së grave në vendimarrje dhe në politikë. Ta kthesh në numër dhe ta përkthesh në raportime numrash është fyerje, jepi shansin e barabartë, ndërto legjislacion që nuk persekuton. Mos krijo më Zeusa kryetar, ku partia në listën emërore varet nga një 1 dhe nuk varet nga një votë e hapur ku shansi të jepet i barabartë dhe konkurrimi të jetë i mundshëm për të dy palët.”

Majlinda shtoi se: “Ne kemi parë dy lloje grash dhe burrash në politikë, janë njerëz që janë në politikë se i prodhoi politika pa bërë asgjë gjithë jetën e vet. Ka plot, dhe akoma Parlamenti mbart të tillë, dhe kemi një kategori tjetër që për fat të keq nuk po përfaqësohet shumë nga kryetarët e partive”.

Duke u ndalur tek zgjedhjet e fundit në Itali, Majlinda nënvizoi se zonja që fitoi në Itali u ndal në tre terma kryesore Zot, Atdhe dhe Familje, që mesa duket në vendin tonë për 30 vite me rradhë nuk ka pasur rëndësinë që duhet të ketë. Majlinda uroi që nëse ndryshon Kodi Elektoral që partitë të kthehen në demokracinë e brendshme e atëherë shumë zonja do të kandidojnë dhe do të jenë shumë të afta për mënyrën se si do përfshihen dhe debutojnë.

Ermali e pyet Orjolën se si është kjo klima pas skenave, kur një figurë gruaje politikane atakohet në një formë apo në një tjetër në seancë plenare.

“Sigurisht që nuk ndjehem mirë, se kur një kolege e imja bëhet meme do bëhem dhe unë nesër meme.  Nuk ka asgjë pozitive. Por ka dhe diçka tjetër që kur një grua hyn në politikë, dhe pyetje e parë që të them të drejtën e neveris, është “Po kjo si arriti të jetë deri atje?”… është e turpshme. Që nga ky moment më pas stepet çdo intelektuale e mirë.”

Ndër të tjera shtoi se Giorgia Meloni fitoi sepse ajo i dha vlerë familjes, dhe njerëzit duan të shohin një figurë që i jep vlerë familjes të thjeshtë dhe jo arrogante.

Ndërkohë Marsel Rupi u ndal tek figura njerëzore dhe jo te gjinia, sepse nëse figura njerëzore është e denjë për të qenë Kryeministër apo President, atëherë nuk ka problem nëse është burrë apo grua. Ai po ashtu nënvizoi se nëse i jepet një gruaje një pozicion politik vetëm se është grua atëherë është diskriminuar.

Unë kam problemin se këtu nuk bën dot ndryshimin një person. Ne kemi problematik edhe gra edhe burra, unë mendoj se e gjitha është tek pjesa e njeriut. Pra, kur unë them njeriu nuk dua të jem as maskilist as feminist. Kjo e feminizmit dhe maskilizmit është një hile”.

Duke qenë se Marseli është në skenën e teatrit më shumë për batutat apo pjesët komedi i furnizojnë më shumë burrat sepse ka më shumë në politikën shqiptare.

 


Shtuar 29.09.2022 18:17