Kryetarja e komunës së Tetovë, Teuta Arifi, e cila kandidon për një mandate tjetër nga radhët e BDI-së, ka shpalosur programin e saj me shërbime sociale ndaj popullsisë.
Programi i saj për katër vitet e ardhshme parashikon më shumë risi në të cilat është edhe ushqimi falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.
Në lidhje me katër vitet e ardhshme kemi disa risi, i pari dhe shumë i rëndësishëm se ushqimi dhe të ushqyerit për fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën do të jetë nën kosto të komunës dhe buxhetit të shkollave. Ne tashmë i kemi stabilizuar të gjitha shkollat dhe sipas parashikimeve tona mund të lejojmë ushqimi i fëmijëve nga klasa e parë deri në të pestën të mos jetë vetëm në kosto të familjeve por të jetë në koston tonë”, deklaroi Teuta Arifi./albeu.com