Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili la të kuptohet se Erion Veliaj do të jetë kandidat për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale 2023.
“Kush konfirmoi shokun, Veliaj Ramën apo Rama Velijan. Rama është në dy heime ndërkombëtare dhe kjo është e vërteta. Njëri nuk di për fatin e tij, tjetri është në vazhdim e sipër. Veliaj, jo presion po i bën Ramës, por e vërteta është se Rama mbetet të konfirmohet nga Veliaj. Promovoi Ballukun si zgjedhjen e tij, më pas e degdisi në Dibër Veliaj. Nisi betejën me kullat. Veliaj tha vazhdo se katet janë të tuat dhe unë do t’i nxjerr. Ajo që ishte betejë kundër Veliajt, ky i fundit e ktheu kundër Ramës”.
Pyetjes se pse opozita akoma nuk ka një emër për kandidatin për Tiranën, Berisha tha se kjo për shkak se PD nuk i emëron kandidatët, por i zgjedh me primare.
“Opozita nuk i emëron në mënyrën siç emëron Edi Rama, por i miraton me zgjedhjen nga qytetaqt. Dy ditë më parë miratuam zgjedhjen përmes primareve, ku qytetari zgjedh kandidatin që do. Ne nuk na i cakton as droga, as paria shtet, as krimi, por qytetarët. Ndërkohë ne po vazhdojmë konsultimet me aleatet, format e daljes, por jemi të hapur me aletet tanë të gjejmë format më të përshtatshme për garë të suksesshme. Do të kemi një koalicion të gjerë”.
Në lidhje me takimet e fundit të Bashës, Berisha dha një koment, ku tha se e vetmja gjë që e shqetëson është se ish-kryetari i PD-së të sqarojë lobimet ruse.
“I vetmi koment që kam me Bashës është të bëjë transparent fondet ruse. Nuk kam komunikuar, pro komisioni i oditit, i krijuar për këtë qëllim, do t’i japë të drejtën për këtë aktakuzë të rëndë dhe personale, që është e faktuar që s’ka patur lidhje me institucionin e PD-së. Mendoj se e domosdoshme që ai të sqarojë këtë akuzë të përsëritur. Me Bashëm vetëm këtë problem kam. Përsa kohë është deputet i Grupit të PD-së duhet ta bëjë këtë transparencë. Të gjithë presin”, tha ish-kryeministri.
Gazetaret e pyetën se çfarë plani B ka Berisha, nëse gjykata nuk e njeh PD-në. Ai u përgjigj duke thënë se partia e tij ecën me shumë plane.
“Problemi është se ne ecim në shumë plane. 1 janë protestat, 2 i primareve dhe i standardeve të reja të PD dhe 3 i angazhimit maksimal të qytetarëve në këtë betejë”, përfundoi Berisha./albeu.com