Kandidatët përballë Bashës, çfarë pritet të ndodhë sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së

Ditën e sotme në orën 18:00 Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet për të miratuar kandidaturat për kryetar partie dhe rregullat e propozuara nga Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet e 13 qershorit.

Gjatë kësaj mbledhje pritet që të aprovohet nga kryesia kandidatët për deputetë, që deri më tani, kanë depozituar kërkesën për të qenë në krye të PD.

Kandidatët deri më tani janë emra të njohur brenda PD, duke nisur nga kryetari aktual, Lulzim Basha, i cili do të tentojë të fitojë mandatin e tretë në krye të partisë.

Fatbardh Kadilli, i cili e ka shprehur hapur pakënaqësinë ndaj Bashës dhe shpalli kandidaturën fill pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e prillit.

Edith Harxhi, e cila prej 30 vitesh është pjesë e PD dhe e angazhuar politikisht.

Emri surpriz, ishte ai i Agron Shehaj, i cili e shpalli kandidaturën ditën e djeshme, ndërsa Ibsen Elezi do të tentojë të jetë në krye të një nga partive më të madhe në vend.


Shtuar 23.05.2021 17:20