KANDIDATËT/ Klosi fiton 2-1 ndaj Sinajt në qarkun e Vlorës, kush mori çfarë

Lufta deri në minutën e fundit për kandidatët socialist për bashkitë në Vlorë është reflektuar edhe si një rivalitet mes deputetëve Blendi Klosi dhe Vullnet Sinaj. Në fund ishte Rama ai që vendosi paqen mes tyre duke i ulur të dy në kafe fill pas mbledhjes së asamblesë socialiste të Vlorës.

Rivaliteti mes deputetëve ishte për bashkitë e Vlorës dhe Selenicës. Në Vlorë, Sinaj ishte për një kandidat lokal, kurse Klosi mbështeste Ermal Dredhën. Në fund fitoi Dredha.

Sa i përket Selenicës, Sina mbështeste Nertil Bellain, kurse Klosi donte Dhimitër Kapajn.

Në Selenisë fitoi Sinaj, kurse Klosi në Vlorë.

Klosi fitoi edhe në Sarandë duke vendosur atje Oltion Ccaccin edhe pse pati shumë rezistencë nga Adrian Gurma dhe baza e PS. /albeu.com


Shtuar 25.03.2023 22:13