Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kryejë sot regjistrimin e partive për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Kjo do të thotë se sot do të caktohet se cili prej grupimeve të Partisë Demokratike do të regjistrohet në zgjedhje, kampi i Alibeajt, i cili mori vulën e PD-së të premten e kaluar, apo kampi i Berishës?
Sot pritet të miratohet kërkesa e regjistrimit për 7 parti, përfshi edhe të mëdhatë ndërsa një ditë më parë u miratua për 42 të tjera.
Pas këtij regjistrimi paraprak, në 15 mars aplikohet për koalicionet dhe më pas, më 27 mars depozitohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie dhe lista shumë-emërore e kandidatëve për këshillat bashkiak sipas përkatësisë së koalicionit apo partisë. Më pas hidhet shorti për renditjen në fletët e votimit. Në prill pritet dhe shpërndarja e fondeve vjetore, por edhe për fushatë. Më 14 prill nis zyrtarisht fushata. 13 maji është heshtje zgjedhore dhe 14 maji dita e votimit./AlbEu.com/