Ish-missi, Silvana Bushati, e cila në zgjedhjet e 25 prillit kandidoi për deputete nën logon e partisë së Kujtim Gjuzit, ka arritur që të sigurojë vetëm një votë.
Bushati është kandidate për deputete për “Aleancën Bashkimi Popullor Emigracioni –Ora e Shpresës dhe Konservatorër” në qarkun e Shkodrës.
Por duket se nuk ka arritur që të marrë asnjë votë tjetër, përveç votës së saj. Kjo nuk është kandidatja e vetme që ka marrë një votë të vetme, pasi ka edhe emra të tjerë.