Kanadaja thotë se mund të ndihmojë në rritjen e furnizimit me energji

Kanadaja ka kapacitet për të rritur esportet e naftës dhe gazit me ekuivalentin e 300,000 fuçi nafte në ditë (bpd) deri në fund të këtij viti, ka thënë ministri i saj i burimeve natyrore.

Jonathan Wilkinson tha se Kanadaja mund të rrisë eksportet e naftës me 200,000 fuçi në ditë dhe gazin me 100,000 fuçi ekuivalente nafte në ditë, në mënyrë që të ndihmojë vendet e tjera të reduktojnë varësinë e tyre nga energjia ruse.

Ai tha se vendi po kërkon gjithashtu mënyra për të furnizuar gaz natyror të lëngshëm (LNG), të cilin aktualisht nuk e eksporton.

Për ta vënë këtë në perspektivë, Rusia eksporton rreth pesë milionë fuçi naftë bruto çdo ditë, nga të cilat më shumë se gjysma shkon në Evropë./albeu.com

Shtuar 24.03.2022 22:09