Kanadaja konfirmon viktimën e parë pas vaksinimit me AstraZeneca

Provinca e Alberta në Kanada ka raportuar  viktimën e parë për shkak të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit AstraZeneca. Kanadaja ka raportuar të paktën pesë raste të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit, por zyrtarët e shëndetit publik thonë se përfitimet e vaksinës i tejkalojnë efektet anësore.

Gruaja, në të 50-at  është rasti i dytë që ka zhvilluar  mpiksje gjaku dhe viktima e vetme e regjistruar pas më shumë se 253,000 doza të vaksinës AstraZeneca që janë administruar në provincë, tha kryetari i Alberta.

Kanadaja ka regjistruar 1,243,242 raste dhe 24,342 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Shtuar 5.05.2021 03:05