Kanabisi në serrat e shtetit, Ekonomi: Kemi që prej vitit 2010 që eksperimentojmë

E ftuar në studion e “Opinion” në News24 ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi ka folur në lidhje me kanabisin që u filmua në sherrat e shtetit në Lushnjë.

Ministrja ka thënë se, ka një marrëveshje prej vitit 2010 me Prokurorinë dhe Policinë për mbjelljen e farave të dyshuara që më pas në varësi të rezultatit sjellin vendimet e këtyre institucioneve.

“Në Ministrinë e Bujqësisë funksionojnë dhe 5 institucione varësie, janë të shpërndara në të gjithë vendin, kanë detyra të ndryshme shkencore. Si të tilla merren dhe mënyrën si duhet të kultivohen perimet, si duhet të mbarështohet një gjedh e me radhë. Që nga 2010 e këtej, në këto qendra që janë shtetërore, mes prokurorisë, policisë dhe Qendrës së Fushë-Krujës, ka pasur një marrëveshje për të bërë eksperimente për fara të dyshuara. Do përdorë për këtë një bazë eksperimentale dhe baza është sera. Janë bimë që kanë cikël 1-vjeçar, quhen perime dhe do shihen në një serë.

Ndërgjegjja profesionale e stafit të Ministrisë së Bujqësisë është e lartë, ato marrin sipas atyre që sjell prokuroria këtë farë në kushtet e serës. Fara mund të qëllojë të jetë kanabis, por mund të jetë dhe spinaq, apo kërp dhe ka nevojë për një rritje biologjike që prokuroria e policia të ndërmarrë një vendim. Nëse rezulton kanabis e merr prokuroria, nuk është detyra jonë, ne jemi vetëm një hallkë”, deklaroi ajo./albeu.com


Shtuar 16.07.2021 14:22