Kampionati Botëror i Bilardos, Shqipëria nuk e llogarit Italinë, Kaçi dhe Spahiu dhurojnë “show”

Sot ka filluar Kampionati Botëror i Bilardos për disiplinën 9 ball.

Shqipëria përfaqësohet nga dyshja e përhershme Eklent Kaçi dhe Besar Spahiu, të cilët sot kishin përball në raundin e parë ekipin e kombëtares italiane të përfaqësuar nga Corrieri dhe Candela.

Dyshja e Shqipërisë ishte perfekte në çdo raund dhe duket qartë që arma e tyre kryesore është besimi te njëri tjetri.

Lojtarët e kombëtares tonë fituan 7-2 ndaj Italisë.

Besar Spahiu dhe Eklent Kaçi kanë kaluar tashmë në fazën tjetër të Kampionatit Botëror ku do të përballen me fituesin e Spanjë-Australi./ h.ll/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Matchroom Pool (@matchroompool)