Një 53-vjeçar ka humbur jetën në lagjen nr.4 në Sarandë.
Mësohet se Veli Seiti, ka dalë nga kamioni për të bërë shkarkimin e ngarkesës, por mjeti ka lëvizur.
Në këtë moment, Seiti ka nxituar të hipte në kamion por ai është batuar duke e zënë poshtë.
“Sot, rreth orës 15:05, në lagjen nr. 3, Sarandë, shtetasi V. S., 53 vjeç, dyshohet ka ndaluar mjetin tip kamion, në rrugë të pjerrët, për të bërë një riparim, dhe gjatë punës dyshohet se aksidentalisht mjeti është pëmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin V. S., i cili si pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Albeu.com/