Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e ndodhur sot në Vlorë, ku një kamion ka përplasur për vdekje një 60-vjeçar në aksin Vlorë-Orikum.
Mësohet se, kamioni i përmbysur ka qenë i ngarkuar me materiale ndërtimi, ndërkohë qe mjeti ka ngjitur një malore në pjesën e Jonufrës , nuk ka mundur t’ia dalë pasi malorja ka qenë e fortë dhe për pasojë ka ecur pas, ndërkohë që një person ende i paidentifikuar ka qenë pas kamionit, ku nga përmbysja e kamionit e ka goditur duke i marre dhe jetën. Policia në vendngjarje ndërkohë që pritet dhe eksperti mjekoligjor për të identifikuar viktimën.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, shtetasi K. M., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin./albeu.com