Paraditen e sotme në Mjull Bathore një kamionçinë e cila ishte ngarkuar me viça është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, i cili nuk është identifikuar ende.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon pë sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 31.08.2022, në Mjull Bathore, një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com