Kamëz/ 27-vjeçarja u hodh nga pallati dhe ndërroi jetë, policia arreston 39-vjeçarin: I publikoi foto intime

Një 27-vjeçare në Kamëz, e cila u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë, dyshohet se është një 39-vjeçar, pasi i kishte publikuar foto intime.

Uniformat blu, kanë vënë në pranga 39-vjeçarin.

Sipas informacioneve, dyshohet se 39-vjeçari i kishte publikuar të ndjerës një foto intime.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– A. Ç., 39-vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.