“Kam vullnet, dua dosje të vështira”, kur prokurori i arrestuar aplikonte për t’u bërë pjesë e SPAK

Një operacion i gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave i zhvilluar mes SPAK, policisë shqiptare dhe Antimafias Italiane, çoi në arrestimin e një tjetër prokori.

Prokurori i Vlorës, Maksim Sota është pjesë e grupit prej 38 të arrestuarve në Shqipëri, Itali, Spanjë dhe Mal të Zi.

Po kush është Maksim Sota?

Sota e ka pasur aspiratë të tij të bëhej pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Ai ka kandiduar, madje ka shpalosur edhe platformën e tij se do të bënte në këtë strukturë shumë të rëndësishme të hetimit.

“Kam kërkuar gjithmonë të hetoj dosje të vështira dhe të përdor njohuritë e mia në ngritjen e akuzës. Kam mbajtur përgjithësi maksimale për dosjet që kam patur në hetim dhe të cilat kanë përfunduar në gjykatë me vendime të formës së prerë”, deklaronte më parë Sota.

Keni marr pjesë në hetime në grup me prokurorë të tjerë?

“Besoj se kjo mënyrë hetimi do të nxjerr një rezultat më të vlefshëm nga ana ligjore”.

Cila është cilësia juaj më e fortë për t’u zgjedhur prokuror në SPAK?

“Vendosmëria, vullneti dhe aftësia ime profesionale për të përballur me dosjet.

Pavarësia e prokurorit është kuptuar dhe zbatuar ashtu siç duhet?

“Besoj se po, është gjëja më e mirë që i është dhënë prokurorit duke e ngarkuar atë me përgjëgjësi drejtpërdrejt”.

Cilat do të jenë sfidat më të mëdha te SPAK?

“SPAK do jetë e suksesshme nëse do të ketë motivimin e anëtarëve të kësaj strukture në përballjen me nivelin më të lartë të krimit”.


Shtuar 2.07.2021 10:06