“Kam qenë vetë emigrant”, Rama: Është fatkeqësi t’u japësh para kontrabandistëve për të kaluar kanalin anglez

Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë në Ersekë përsëriti se ikja në mënyrë kontrabandë jashtë vendit është fatkeqësi. Sipas kryeministrit ata para që u japin kontrabandistëve duhet t’i investojnë në vendin e tyre.

“Nuk do t’ju sugjeroja kurrë që në këtë moshë të çoheshit dhe të iknit. Kurrë! Po flas për ikjet pas berihajit. Janë të gabuara, për të paguar kontrabandistë për të kaluar kanalin atje në vend që t’i investosh këtu, është fatkeqësi. Unë kam qenë emigrant dhe e di se çfarë flas. Dhe as nuk më ka dalë keq, dhe nuk di t’i them askujt mos e provo. Kjo është sipas dëshirës, por kurrë me kontrabandistë dhe me rrugë ilegale për të hardhuar gjithë ato para, për të përfunduar se ku e sesi. Dhe kurrë me idenë që këtu s’ka asnjë mundësi. Është gabim dhe nuk është e vërtetë. Nuk po shohim ëndrra rrugëve të Shqipëri, por është realiteti. Sot po i afrohemi gjysmë miliardi euro eksporti që janë prodhimet të vendit tonë dhe këta para shkojnë te këta njerëz, sepse fshati është i pataksuar”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 31.10.2022 16:54