“Kam për të ja u q* gratë”, i shumëkërkuari nga Kukësi kërcënoi oficerin e Shërbimit Informativ pasi i bllokoi telefonat: Për kry të fëmijëve…

Në dosjen hetimore të SPAK të siguruar nga Albeu.com, jepen të dhëna për mënyrën se si grupi i kokainës transportonte telefonat e posaçëm të koduar në mënyrë që të zhvillonin bisedat sekrete midis tyre.

Në këtë përgjim të zbardhur nga Sky Ecc, jepen bisedat mes Ismail Zenelit dhe Bashkim Sadrisë, ku Zeneli i shpreh shqetësimet për bllokimin e tyre në doganë.

Në të njëjtat biseda, tregohet edhe mënyra se si Bujar Gërmizi (Ajeti) nga Kukësi ndaj të cilit janë ngritur disa akuza, kërcënon një punonjës të Shërbimit Informativ.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Me datë 09.09.2020, në orën 14:34:31, Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me CC4RE2 dhe i kërkon adresën e “Mulit” për ti dërguar telefonat që ka diskutuar me datë 06.09.2020. Konkretisht, shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet me këtë përmbajtje: “…A je mire…Am jep adresen e Mulit…Ti nis telat…Ose pja nis Bashkimit ne tiran… Po…Le se ja marre vet pra… Harrova…Ja nise bakes…Do tnis tre tel…Ore bakes Urimit…Do ja nis…Ok..”. Muli dyshohet të jetë shtetasi Flamur Hasan Sadria, i datëlindjes 18.01.1968, që është bashkëshorti i Lumnije Veli Sadria, motrës së Bujar Ajetit. Por, ndërkohë shtetasi Ismail Zeneli i nis telefonat tek vëllai i tij Bashkim Sadria, të cilit në mesazhe dyshohet që i referohet me emrin “Bakja”, pasi me datë 13.09.2020 në orën 11:39:32, shtetasi Ismail Zeneli i dërgon mesazhe Bujar Ajetit: “….Kta dy dit i merr bakja telat dhe ti sjell…Po…”.

Me datë 19.09.2020 në orën 12:09:51, Ismail Zeneli kontakton CC4RE2 dhe e njofton që aparatet telefonik të kriptuar me CHIPHR kanë mbërritur në Tiranë dhe janë në regjim doganor, bashkëlidhur i dërgon edhe fotografi të mandatit të dërgesës me postë ku marrës është Bashkim Sadria.

Shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet: “…O mik si tkam nuk te kam than gjo se te prit ha sot ha neser per tel…I ka bllokue dogana mik…E per at pune…Smund te kam than gjo…Jan tel ne shipni o mik po i ka majt dogana…”

Në orën 16:31:56, CC4RE2 komunikon me përdoruesin V40G80 duke i dërguar mesazh zanor dhe i tregon rreth një ngjarje që ka ndodhur këtë ditë, ku shtetasi Bujar Ajeti ka ndaluar funksionar të agjencive ligjzbatuese dhe i ka kërcënuar.

Ai në mesazhe shkruan: “…Erdh ai Luani po pra, për kry të fëmijëve i thash ti q* fmi e ça ke do ta thej kapak e kreve i thash, robq*r, e ke bo i dom i thash e di mirë ku e ke bo i thash po mos kujto se, jo unë kam letra për Amerikë tha, mi gëzosh ato letra thash deri atëherë ku i dihet thash……. .qe kon ai Luan E. i Shikut me to, atëherë gjasme kishte hap kofanon sikur po ishte tu i shit makinën me i hotel ai Luani mtrrtrr, me të i thash hë më ça bone u lodhe a mirë, aaa ça je tu bo i tash, hiç vlla ja kena kohë, po ti prej ka je më i them ktyne, mos prej Tirane, thash o Luan po çdeshe kshu motërq* ti, se kam për të ja u q* gratë thuj i ash, o ai u çu, o ti qi motrën tash mos e hap gojën hiç thash, s’lash gjo pa i thon robq* thash….”.

V40G80 i kthen përgjigje me mesazh zanor në orën 16:34:11: “me kë ke, ke me Lulin, pate Lulin me vete ëë…?” Lidhur me këtë episod, veprimet e shtetasit Bujar Ajeti përshkruhen edhe nga shtetasi Nuredin Dumani në deklarimin e datës 17.10.2023./albeu.com


Shtuar 23.11.2023 10:18