“Kam marrë ftesë nga Big Brother”, Erkand Qerimaj flet për Luizin: Përfaqëson batutën dhe humorin shkodran

Big Brother VIP është bërë tema e ditës në shumë biseda, teksa gjithë vëmendja vazhdon të jetë te Luiz Ejlli.

Nga një pyetje për bashkëqytetarin e tij nuk ka shpëtuar as sportisti Erkand Qerimaj.

Ai ka treguar nëse Luiz Ejlli po e përfaqëson si duhet Shkodrën dhe ka zbuluar nëse ka marrë ofertë për të qenë pjesë e BBVIP.

“Ai përfaqëson batutën dhe humorin shkodran. Ai krijon zhurmën dhe humorin. Më është bërë dhe mua ftesë por nuk kam mundur për shkak të angazhimeve. Mendoj se një familjar, një sportist nuk mund të jetë pjesë e atij formati. Ose më duket mua e paimagjinueshme të rri pa folur me familjen, se edhe në burg komunikojnë njerëzit”, ka thënë Qerimaj. /albeu.com


Shtuar 4.04.2023 11:55