“Kam 16 vjet me këtë celular të lashtë”, Profesori Edmond Tupja: Jam besnik në dashuri, lexime dhe telefon

Profesori Edmond Tupja duket se nuk është shumë i dhënë pas teknologjisë duke mbajtur prej 16 vitesh një celular, të cilin ai e quajti “të lashtë” .

Ai tha se telefoni nuk ka as Ëhatsapp, as Facebook as Instagram, por vetëm një adresë e-mail dhe një telefon të lashtë.

“Pavarësiht se si lexojmë në letër apo në ekran, duhet lexuar. Mund të merrni atë tabletën, nëse quhet kështu, se unë kam një celular të lashtë. Kam 16 vite me këtë celular. Unë nuk jam as në Facebook as në Instagram, kam Skype, kam edhe një adresë e-mail. Pra kam një adresë elektronike dhe një celular 16-vjeçar. Në dashuri, në lexime dhe në telefon jam besnik”,-tha Edmond Tupja në Euroneës Albania.

 


Shtuar 30.06.2023 10:04