Një 50-vjeçar është liruar nga burgu, pasi kaloi plot 28 vite pas hekurave të burgut me pa të drejtë, në lidhje për një vrasje që ai gjithmonë e ka mohuar.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Misuri.
Lamar Johnson, 50 vjeç ishte dënuar për vrasjen e Marcus Boyd në vitin 1994. Avokatja e tij arriti të provojë pafajëisnë e 50-vjeçarit javën e kaluar.
Vitin e kaluar, avokatja Kim Gardner kishte paraqitur një mocion duke kërkuar lirimin e Johnson pas kryerjes së një hetimi së bashku me organizatën ligjore jofitimprurëse të Projektit Innocence.
Gjykatësi tha se ai veproi pasi dy dëshmitarë kishin ofruar “prova të qarta dhe bindëse” se Johnson ishte i pafajshëm.