Kalimtari nuk u beson syve, fëmija bie me kokë nga ballkoni, përplaset në shpatullat e tij e më pas në trotuar (VIDEO)

Pamjet e kamerave CCTV në lagjen “Haci Ilyas” në qytetin verior turk të Amasya kanë filmuar momentin kur një fëmijë njëvjeçar bie nga ballkoni.

Burri i quajtur Heroi Ruhi Asci po shikonte nga dritarja e një dyqani kur foshnja rrëshqiti mes kangjellave dhe ra nga kati i parë, duke e goditur poshtë shpatullave.

I habitur, Ruhi kthehet dhe sheh foshnjën të quajtur Khatira Amiri, të shtrirë në trotuar. Teksa ai merr fëmijën në krah, nëna e vogëlushes me origjinë afgane doli me vrap dhe e dërguan me urgjencë në spital.

Ruhi i habitur tha: ‘Në fillim mendova se më kishte rënë një vazo me lule. Kur u ktheva, kuptova se ishte një fëmijë. Më preku shpinën dhe u përplas në tokë. Nga goja dhe dhëmbët i doli pak gjak”.

Mediat lokale raportuan se Khatira kishte qenë duke luajtur në ballkonin e apartamentit në katin e parë kur rrëshqiti./albeu.com