Kaka nuk i ndahet futbollit: Tani më mungon vetëm skuadra

Ricardo Kaka, ish-lojtari i Milanit ka dhënë një lajm të madh në Instagram me një postim të bërë prej tij.

Para 5 vitesh ai hoqi takat e futbollit dhe së shpejti pritet të veshë këpucë serioze, kostum dhe kollare. Fantazisti brazilian, fituesi i Topit të Artë në vitin 2007, pritet të vazhdojë karrierën e tij si trajner futbolli.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kaká (@kaka)

Kaka ka publikuar një foto ku duket qartë ai dhe licensa e trajnerit dhe më poshtë shkruan: “ Një tjetër kurs i kompletuar. Trajner me diplomë, tani më mungon vetëm skuadra !”/ h.ll/albeu.com