Kadilli nis takimet me demokratët, arsyeja pse filloi nga Berati

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka nisur sot turin e takimeve me anëtarët e PD-së, në qarkun e Beratit.

Kadilli sqaron se Berati ishte zgjedhja e tijj e parë për shkak se ka një nga përvojat më të mira politike në aktivitetin e tij të gjatë.

Kadilli ka ftuar të gjithë anëtarët e PD-së që t’i bashkohen këtij takimi, në orën 17:30, tek Biblioteka e Qytetit dhe në Kucovë, Ura Vajgurore, oea 19:00 tek Hotel Familjari.

‘Sot nis turin e takimeve me anëtarët e PD në Shqipëri. Zgjodha ta filloj këtë tur nga Berati, qarku ku kam një nga pervojat më të mira politike në aktivitetin tim të gjatë. Gjithnjë kam besuar se sa më të forta të jenë sfidat aq më i madh është motivimi dhe angazhimi.

Miq beratas ejani të bisedojmë së bashku për një Projekt të ri, me një Manifest të ri Politik me Sytë nga e Ardhmja. Takimet janë: Berat, ora 17:30, Biblioteka e Qytetit! Kucovë/ Ura Vajgurore, Ora 19:00, Hotel Familjari.’- shkruan Kadilli.


Shtuar 26.05.2021 13:57